Procesverbali në Kurbin/ PD-ja jep sqarime: Lapsus terminologjik në dokument, pa ndikim në rezultat

Një pasaktësi terminologjike e konstatuar në procesverbalin e numërimit të votave për zgjedhjet e kryetarit të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Kurbin ka nxitur raportime në disa media për manipulim të procesit.

Strukturat e partisë sqarojnë se bëhet fjalë për një gabim teknik pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Sipas sqarimit zyrtar, në dokumentin përmbyllës është përdorur gabimisht shprehja “fletë të gjetura në kuti”, ndërkohë që formulimi i saktë duhet të ishte “fletë në dispozicion”. Numri 1500 i referohet totalit të fletëve të shtypura dhe jo atyre të gjetura në kuti gjatë procesit të numërimit.

Përfaqësues të degës lokale theksojnë se lapsusi ka ardhur si pasojë e shpejtësisë gjatë plotësimit të dokumentacionit dhe nuk cenon saktësinë, vlefshmërinë apo transparencën e procesit zgjedhor.

Ata shtojnë se çdo interpretim që lidh këtë pasaktësi me manipulim të votave është i pabazuar dhe nuk mbështetet në fakte konkrete nga procesi i numërimit.

“Sqarim për procesverbalin në Kurbin: lapsus terminologjik në dokument, pa ndikim në rezultat

Sqarim:

Disa media kanë raportuar, me dashakeqësinë e zakonshme anti-opozitare, dhe për më tepër pa kërkuar konfirmim të lajmit nëpërmjet një burimi të dytë, siç e parashikojnë rregullat e gazetarisë, se zgjedhjet për kryetar të degës Kurbin të Partisë Demokratike janë manipuluar.

E vërteta është se, në procesverbalin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Kurbin, të zhvilluara më 19.04.2026, ka ndodhur një pasaktësi në terminologji dhe është përdorur shprehja “fletë të gjetura në kuti”, në vend të “fletë në dispozicion”.

Pra, 1500 është numri i fletëve në dispozicion, apo të shtypura, dhe jo numri i fletëve të gjetura në kuti, siç thuhet gabimisht në procesverbalin përmbyllës.

Ky lapsus është rezultat i një gabimi nga shpejtësia dhe, rrjedhimisht, i një formulimi jo të saktë gjatë plotësimit të dokumentacionit, dhe nuk cenon në asnjë mënyrë përmbajtjen, saktësinë apo vlefshmërinë e të dhënave të procesit të numërimit”, thuhet në reagim.

Procesverbali në Kurbin/ PD-ja jep sqarime: Lapsus terminologjik në