Jessie J në rolin e një zonjushe !

Këngëtarja Jessie J është cilësuar si një kameleon përsa i përket stilit të saj. Jemi mësuar kohët e fundit ta shohim të shfaqet në koncerte e veshur me të shkurtra dhe atlete, ndërsa në rrugë me pantallona dhe pa taka por këtë here ajo vendosi të ndryshonte stil.E veshur si një zonjushë e vërtete, Jessie e veshur me një fustan transparent të bardhë, çantë portokalli dhe sandale të larta kaloi një pasdite në Capital FM studios.Krijuesja e hitit " Wild" edhe pse nuk ka konfirmuar asgjë mendohet se është duke nënshkuar një kontratë me këtë studio.Edhe pse pjesa më e madhe ekëngëve që ajo publikon janë hite, Jessie gjithnjë është shprehur se kur bëhët fjalë për muzikën , dëshiron të jetë më e mira.Momentalisht ajo është duke punuar për një tjetër klip për të cilin nuk ka dashur të bëjë asgjë të ditur, por siguron se është një ndër këngët më të mira që mund të ketë bërë.