Bulqizë, përplaset nga vagonat, plagoset minatori

Plagoset një minator në minierën e Bulqizës. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në orën 14:15, në nivelin e 15 të galerisë nr 64 të minierës e cila manaxhohet nga AlbChrome, shtetasi Mustafa Kola, me detyrën e manovruesit të vagonave, ka thyer këmbën. Kola ka qenë qenë duke manovruar vagonat kur këmba i ka ngecur midis dy vagonave që transportonin krom. Kjo ka shkaktuar thyerjen e këmbës në pjesën poshtë gjurit.Pasi i është dhënë ndihma e parë nga stafi i specializuar i minierës është transportuar me helikopter në Spitalin Ushtarak për kurim të mëtejshëm. Doktorët e spitalit kanë konfirmuar që është një dëmtim pa pasoja të rënda dhe do të marrë gjithë trajtimin e nevojshëm deri në ngjitjen e plotë të kockës dhe se në shumë pak kohë do të jetë në gjendje t’i kthehet punës.Mustafa Kola, 49 vjeç, punon prej vitesh në minierën e AlbChrome si manovrues në nivelet e poshtme.Ndërkaq Kompania AlbChrome bën me dije se do të marrë të gjitha masat që gjatë kohës që do të qëndrojë në spital dhe gjatë fazës së rehabilitimit të ketë gjithçka të nevojshme.