Greqi, shkatërrohet rrjeti i drogës, mes të arrestuarve dhe 5 shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2013, 15:36
14 persona kanë rënë në prangat e policisë helene për trafik droge, mes tyre edhe shqiptarë. Burime nga policia greke bëjnë me dije se janë arrestuar 9 grekë dhe 5 shqiptarë, pjesë të një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike.Ndërkohë gjatë kontrollit të 16 banesave të të arrestuarve janë konfiskuar nga policia 800 gr hashash dhe 143 gr përbërje kimike e panjohur. Nga ana e forcave të policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e drogës.