Konsulli i Nderit Ylli Ndroqi përmbyll vizitën në Meksikë

Konsulli i Nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, në Shqipëri, Zoti Ylli Ndroqi ka përmbyllur me sukses vizitën e parë zyrtare në Meksikë pas marrjes së titullit në shkurt të këtij viti.  Gjatë tre ditëve, z. Ndroqi zhvilloi rreth 20 takime zyrtare, në qendër të së cilave ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Meksikës dhe vendosja e urave të reja në fushën e biznesit dhe turizmit.Zoti Ndroqi e nisi axhendën zyrtare me takime në Ministrinë e Jashtme, ku ka marrë përgëzimet për punën e mirë që po bën për të përfaqësuar Meksikën në Shqipëri dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Fillimisht, Z. Ndroqi pati një takim me ministri i jashtëm Antonio Meade, dhe më pas me Drejtoreshën e Përgjithshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre. Gjatë takimit, Aguirre vlerësoi vendimin e qeverisë shhqiptarë për heqjen e vizave për shtetasit meksikanë ndërsa kërkoi nga ambasada shqiptare në Washington caktimin e një konsulli në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, gjë e cila do ti shërbente forcimit të bashkëpunimit.Zonja Aguerre gjithëashtu njohu Konsullin Ndroqi me punën që po bën qeveria meksikane për lehtësimin e vizave për qytetarët dhe biznesmenët shqiptarë.  Zyrtarja e Larta meksikane ka vlerësuar punën e  Zotit Ndroqi, për të cilën tha se është informuar nga  ambasada në Romë.Axhenda zyrtare e Takimeve të Zotit Ndroqi në Meksikë vijoi me një takim me drejtorin për çështjet ekonomike për Evropën Tomas Lopez.  Në takim u diskutua për çështjet e nivelit të lartë ekonomik.Zoti Lopez nga ana e tij ka falenderuar konsullin Ndroqi si dhe është shprehur i vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Meksikës, si dhe ka ftuar biznesmenët shqiptarë të investojnë në Meksikë pasi do të ketë lehtësira nga ana e qeverisë meksikane.Më tej, Zoti Ndroqi ishte i ftuari i veçantë i një tryeze të organizuar nga biznesmenë vendas ku është diskutuar për investimet në shumë fusha dhe sidomos në infrastrukturë dhe në turizëm.  Zoti Ndroqi nga ana e tij, njohu biznesmenët meksikanë me zhvillimet në Shqipëri dhe u prezantoi atyre sektorët ekonomikë për të investuar.Biznesmenët meksikanë u shprehën të gatshëm për bashkëpunim me biznesin shqiptar, ndërsa gjatë takimit u ra dakord që së shpejti të zhvillohet në Tiranë një forum me biznesmenë nga të dy vendet.Gjatë qëndrimit në Meksikë, Zoti Ndroqi pati edhe një takim me pronarin e televizionit më të madh të vendit TV AZTEKA. Ky i fundit shprehu dëshirën për bashkëpunim me mediat shqiptare.Në fund të qëndrimit zyrtar në Meksikë, Zotit Ndroqi iu rezervua një tjetër pritje në Ministrinë e Jashtme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Saul Zambrano Barajas me porosi të veçantë të ministrit.Ai vlerësoi si shumë të sukseshme takimet e Zotit Ndroqi në Meksikë dhe uroi atë në përmbushjen e plotë të detyrave si Konsull Nderi të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri.