Rasti i Pogradecit, Koromani: Të jesh prind nuk do të thotë vetëm të sigurosh ushqim dhe strehë

Psikologia Rudina Koromani, e ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, të gazetares Sonila Musai, ka folur për rastin e abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec dhe për rolin e prindërve në mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.

Gjatë diskutimit, Koromani theksoi se të qenit prind sot nuk do të thotë vetëm të ofrosh ushqim dhe strehë për fëmijën, por edhe të kujdesesh për edukimin, mbikëqyrjen dhe sigurinë e tij.

Ajo shtoi se këto janë domosdoshmëri themelore për rritjen e fëmijëve dhe se ndërgjegjësimi i prindërve është një nga elementët kyç për të parandaluar raste të tilla tragjike në të ardhmen.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”