FRYHET VJOSA, DERDHET BUNA!/ Përmbytjet nga jugu në veri të vendit, reshjet "pushtojnë" Shqipërinë

Reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës rriten nivelin e lumejve Gjirokastra deri në Shkodër, ndërsa dalja nga shtrati e prrenjve malore shkaktoi përmbytje të reja dhe rëndoi situatën në disa bashki të vendit në orët e mbrëmjes.

Vërshimet e përroit të Glinës shkaktuan problematika ne në Unazën dhe rrugët kryesore të Vaut të Dejës.

Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir dhe Gjadër po ashtu shtuan prurjet, por sipas prefekturës së Shkodrës, mbeten  nën kuotat e rrezikut për përmbytje.

Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje

Në malësi të madhe Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë rurale.

Këto pamje tregojnë nivelin e Lumit Drin në pjesën që kalon në Lezhë në orët e pasdites.

E tillë ishte situata në pjesë të qytetit gjatë ditës.

Për shkak të prezencës së ujit në oborre, u anulua procesi mësimor në dy shkolla të Lezhës, “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.

Mbi  1010 hektarë tokë të përmbytura në gjithë territorin e Lezhës.

Bashkia Kurbin mbetet ndër më të prekurat, ku rreth 100 banesa raportphen të rrethuara nga uji.

Në fshatin Fushë-Mamurras është ndërprerë mësimi.

Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve malorë, kanë krijuar një situatë të vështirë

Zonat malore ndërkohë janë përballur me reshje dëbore, ndërsa në shumë akse të tjera në very të vendit pati problematika nga rënia e gurëve apo inerteve.

Edhe Lumi Vjosa po shton prurjet nw orwt e fundit

Era e fortë dhe reshjet po ashtu kanë dëmtuar rrjetin shpërndarës të energjisë e për pasojë disa zona kanë probleme me furnizimin

Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi se për shkak të motit të keq dy fluturime drejt aeroportit të Tiranës janë devijuar drejt Barit në Itali, ndërsa të tjerë mund të vonohen në orët në vijim