Fieri "i shpëton" përmbytjeve/ Raportohet për stabilitet brenda qarkut, vijojnë monitorimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 18:38
Autoritetet vendore dhe Salla Operative e DVP Fier raportojnë se deri më tani nuk ka situata problematike në territor.
Akset rrugore janë të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje.
Hidrovorët janë në gatishmëri pune, ndërsa nivelet e lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin janë brenda kuotave normale, megjithëse prurjet e Vjosës po shënojnë një tendencë rritjeje.
Strukturat vendore janë informuar mbi parashikimet e reshjeve për pesë ditët e ardhshme dhe është kërkuar rritja e gatishmërisë për çdo situatë emergjente që mund të lindë.
