(VIDEO) ZJARR NË KLOS!/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Shkallë, zjarrëfiksja në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 19:22
Merr flakë një banesë në fshatin Shkallë të Bashkisë Klos.
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë gjithë banesën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos.

