Del nga shtrati përroi i Ficos në Gjirokastër, uji merr përpara mjetin! Përmbyten rrugët në lagjen Varrosh

ituata në Gjirokastër paraqitet kritike nga moti i keq.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka dalë nga shtrati përroi i Ficos, duke marrë përpara gjithçka që i del.

Ndërkohë, janë përmbytur rrugët në lagjen Varrosh.

Në pamjet e kamerës së sigurisë së një banese shihet momenti kur rrjedha e përroit të Ficos i cili doli nga shtrati merr përpara një makinë që ishte e ndaluar në lagjen Varrosh në zonën muzeale, shumë pranë shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadaresë.