PËRMBYTJET/ Nis operacioni i evakuimeve në Durrës Vengu: Banorët dërgohen në Kovaleshencë

Në Unazën e Durrësit, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse janë duke punuar pa ndërprerje për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

Forcat e Armatosura janë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të transportuar banorët e banesave të prekura nga uji.

Ata po akomodohen në Kovaleshencën e Ushtrisë, ku do të kenë mbrojtje dhe kushtet e nevojshme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, thekson se strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë me bashkëpunim të ngushtë për të siguruar që çdo qytetar të jetë i mbrojtur dhe të minimizohet çdo rrezik nga përmbytjet