Ab*zimi i 12-vjeçares, psikologia Koromani: Hetimet duhet të shtrihen më gjerë

Psikologia Rudina Koromani, e ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, të gazetares Sonila Musai, ka folur për rastin e abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, duke theksuar rëndësinë e hetimeve të thelluara dhe rolit të komunitetit.

Gjatë fjalës së saj, Koromani u shpreh se nëse kryhen hetime të plota, vetë komuniteti mund të ndihmojë duke raportuar sjellje të papërshtatshme apo të dyshimta që mund të jenë vërejtur më herët.

Sipas saj, bashkëpunimi i komunitetit është thelbësor për zbardhjen e rasteve të tilla.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”