Shirat bllokojnë rrugët e Kukësit, izolohen qindra banorë

Rreth 600 banorë të fshatit Oreshkë në Kukës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve masive që kanë pushtuar vendin këtë të martë.

Sipas raportimeve, reshjet kanë bërë që në rrugët e fshatit të ketë rënie gurësh dhe inertësh duke bllokuar thuajse totalisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë, probleme serioze janë evidentuar edhe në fshatin Grykë Çaje dhe në rrugët e qytetit të Kukësit, ku rrëshqitjet e dherave, gurëve dhe pemët e rrëzuara po rrezikojnë kalimtarët dhe mjetet.

Banorët shprehen se situata paraqitet mjaft e rrezikshme, ndërsa njoftojnë se deri më tani bashkia e qytetit nuk ka marrë asnjë masë për normalizimin e situatës.