Rasti i 12-vjeçares në Pogradec, Beqiri: Përgjegjësia kryesore bie mbi autorin e krimit

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, të gazetares Sonila Musai, ka folur lidhur me rastin e rëndë të abuzimit të një vajze 12-vjeçare në Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, Beqiri theksoi se përgjegjësia kryesore dhe e plotë i takon personit që ka kryer veprën penale, duke e cilësuar ngjarjen si një akt tepër të rëndë kriminal.

Sipas tij, bëhet fjalë për një vepër penale të theksuar, për të cilën Kodi Penal parashikon dënime të rënda, që variojnë nga 7 deri në 15 vite burg.

Avokati u shpreh se raste të tilla zakonisht kryhen nga persona me probleme të rënda psikike ose nga pedofilë, duke shtuar se pedofilia konsiderohet një çrregullim serioz që përbën rrezik të madh për shoqërinë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”