Përplasen dy automjete kokë më kokë në rrugën e Arbrit, dërgohet drejtuesi drejt Spitalit të Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 17:05
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.
Dy automjete u përplasën kokë më kokë në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë në vendin e quajtur Krajk.
Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve mbetën të plagosur.
Ata u dërguan fillimisht për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin bashkiak të Bulqizës, e më pas njëri prej tyre u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.
