Rasti i Pogradecit ngre alarmin! Psikologia: Shenjat ishin aty! Si nuk u zbulua më herët?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 19:43
Në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, të moderatores Sonila Musai, psikologia Rudina Koromani ka komentuar rastin e fundit të abuzimit seksual të një vajze 12-vjeçare në Pogradec.
Ajo shprehu shqetësimin mbi mënyrën se si mund të identifikohet një shtatzëni te një person kaq i ri.
“Pyetja që shumica e njerëzve e bëjnë është: Si nuk u zbulua që vajza 12-vjeçare ishte shtatzënë 22 javëshe?” - tha Koromani.
Sipas saj, ndryshimet strukturore dhe sjelljet te vajza e re janë të dukshme, dhe kjo ndërhyn drejtpërdrejt në zhvillimin e saj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”
