VONESA NË RINAS/ Balluku: Fluturimet në Aeroportin e Tiranës ndryshojnë drejtimin, devijohen dy prej tyre drejt Barit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, dy fluturime në ardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, datë 5, janë devijuar drejt Barit për shkak të pamundësisë për të ulur avionët në mënyrë të sigurt për shkak të fenomeneve meteorologjike.

Edhe gjatë ditës së sotme, moti i keq ka vazhduar në zona të lokalizuara pranë aeroportit, duke krijuar nevojën për devijime të tjera të fluturimeve.

Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur rreziqet gjatë fazave të fluturimit, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të garantuar sigurinë e lundrimit ajror.

Si pasojë e këtyre devijimeve, mund të shfaqen vonesa në disa fluturime gjatë ditës.

Autoritetet apelojnë tek udhëtarët që të informohen për çdo ndryshim në oraret e fluturimeve dhe sigurojnë se çdo masë është marrë për sigurinë e pasagjerëve.