Abuzimi në Pogradec, Beqiri: Heshtja e shoqërisë favorizon krimin

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka komentuar rastin e rëndë të abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, duke ngritur shqetësime serioze mbi problematikat shoqërore dhe mungesën e vigjilencës komunitare.

Gjatë fjalës së tij, Beqiri u shpreh se shoqëria shqiptare përballet me probleme të thella dhe madhore, të cilat sipas tij shpesh kalojnë pa u vënë re në zonat urbane me popullsi të madhe, si Tirana.

Ndërsa në zonat rurale, theksoi ai, nuk është e vështirë që ngjarje të tilla të ndodhin pa u vënë re nga komuniteti.

Avokati theksoi se mungesa e reagimit në kohë dhe heshtja shoqërore favorizojnë kryerjen e veprave të rënda penale.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”