Pranga "Gjeneral Mimit", mashtronte nën siglën e NATO-s

Mashtruesja që prezantohej si “Gjeneral Mimi” më në fund është vënë në pranga. Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar 34 vjeçaren me iniciale M. XH., që dyshohet për mashtrime të bëra duke përdorur emrin e NATO-s.Nga janari deri në qershor të këtij viti, M.XH. ka mashtruar 12 persona, duke përfituar rreth 600.000 euro. Ajo është prezantuar si gjenerale e NATO-s në bazën Bonstil në Kosovë dhe u ka premtuar viktimave punësime në NATO si shoferë, kuzhinierë e kamarierë."Në periudhën kohore prej janarit deri në qershor të vitit 2013 ka kryer 12 vepra penale “mashtrim”, permes te cilave ka fituar pronësi të jashtëligjshme prej rreth 570 mijë denarësh. Mashtrimet i ka kryer duke u prezantuar si e punësuar në bazën e Bonstilit të forcave të NATO-s në Kosovë, si koordinatore për logjistikë. Ka mashtruar disa persona duke u premtuar punësime si shoferë, kamarierë etj, ndërsa viktimave që kanë pasur firma, u ka premtuar se do ju rregullojë të marrin tenderë për furnizimin e bazës me ushqim, pije, mjete higjienike dhe të ngjashme", tha Marija Jokovlevska, zëdhënëse e MPB-së.