Bayern, rriten me 45% kërkesat pë bileta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2013, 08:54
Bundesliga do edhe 3 javë që të nisë, por klubi i Bayern Munchen njoftoi ditën e mërkurë se shitja e biletave të 17 ndeshjeve në "Allianz-Arena" për sezonin e ri 2013-2014 ka përfunduar.Kampionët do të nisin mbrojtjen e titullit më 9 gusht kundër M'gladbah në Mynih.Bavarezët njoftojnë se rritja e kërkesave për bileta nga viti në vit është rritur me 45%. Për tëndjekur ndeshjen kundër Borussia Dortmund në prill ka pasur 245 mijë kërkesa për bileta, ndërkohë që për të ndjekur të njëjtën ndeshje nëntorin e shkuar, kishte pasur vetëm 77 mijë kërkesa.Edhe për të ndjekur ndeshjen e parë të kampionëve në transfertë kundër Eintracht Frankfurt nuk ka mbetur më asnjë biletë. 51.500 vendet e "Frankfurter Arena" janë shitur të gjitha.