Milan-Napoli, duel në distancë për Matrin

Ndonëse në pamje të parë duket sikur situata është e qetë, Milan dhe Napoli po punojnë bindshëm në merkato, por objektivat e tyre mbartin plot intriga brenda.Të dyja këto skuadra kanë një synim të përbashkët: juventinin Alessandro Matri. Ky i fundit arrin ta bindë Antonio Conten sa herë që nxirret në merkato, por duke parë që sulmibardhezi është populluar, ai është gati të ikë.Në Milano e pret ish-trajneri i tij te Cagliari Massimiliano Alegri, që nuk i premton rolin e titullarit, me Mario Balotellin e pazëvendësueshëm. Ndërsa në Napoli, Rafa Benitez i siguron formacionin, por edhe një pagë më të lartë se Juve dhe Milan.Duke parë këtë intrigë që është formuar rreth numrit 32 bardhezi, ditët e ardhshme do jenë të nxehta në lidhje me këtë tratativë.