Monaco-PSG, merkoto të mëdha
Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë merkato shifrat më të larta vijnë nga Ligue I.Monaco dhe Paris Saint Germain mund të quhen dy ekipet "mbretër" për verën pasi kanë bërë goditje me të vërtetë të mëdha.Radamel Falcao la Atletico Madrid për 60 milionët e rusit të Monaco, ndërsa Edinson Cavani është pjesë e 10 transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit pas kalimit 64 milionësh nga Napoli te PSG.Por parizienët nuk ndalen këtu. Sot vijnë edhe dy goditjet më të fundit: Lucas Digne la Lille për 15 milionë euro, ndërsa Thiago Silvas në qëndër të mbrojtjes i bashkohet braziliani tjetër Marquinhos duke i dhuruar Laurent Blanc një mbrojtje ferri.Por edhe skuadra nga Principata nuk mbetet pas: James Rodriguez, Moutinho, Abidal, Carvalho, Toulalan dhe Isimat-Mirin janë blerje me të vërtetë cilësore, ndërkohë që shumë pranë janë edhe Pegolo e Hulk.Blerje këto që i bëjnë dy ekipet franceze jo më të fortat në kampionatin vendas por edhe të frikshme për kundërshtarët në Europë.