Zyrtarizohet blerja e Jovetic nga Manchester City
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2013, 08:57
Fiorentina ka konfirmuar shitjen e sulmuesit malazez, Stevan Jovetic, te gjiganti anglez Manchester City.Shuma e transferimit të Jovetic është 27 milionë euro dhe zyrtarë të Fiorentinas ishin në Angli për ta nënshkruar shitjen e lojtarit të tyre kryesor.Jovetic testet mjekësore i ka kryer një ditë pars shitjes me mjekët e Fiorentinas dhe është disa orë larg nënshkrimit zyrtar me Cityn.Ky lajm vjen 24 orë pas transferimit të Alvaro Negredos te Manchester City - ekip që po përforcon shumë skuadrën.