Pritja mbaroi, është djalë! Dukesha e Kembrixhit lind Mbretin e ardhshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2013, 22:08
Është një djalë!Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë Mbretin e ardhshëm, i cili është një fëmijë i shëndetshëm dhe lindi në orën 04:24.Lindja u njoftua me anë të një deklarate për shtyp nga pallati në orën 08:30 të mbasdites së sotme.Dukesha e Kembrixhit dhe djalin i saj janë të dy në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe do ta kalojnë natën e sotme në spitalin ku u krye lindja.Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut, janë shprehur se janë "të kënaqur" me lajmin e lindjes së nipit të tyre të madh.Kate u shtrua në spital në rreth 5:30 dhe mbërriti aty me makinën me Princin William.Mbreti i ardhshëm erdhi në jetë në të njëjtin spital në Paddington, ku Princesha Diana ka lindur princat William dhe HarryÇifti mbretëror nuk e dinte seksin e fëmijës që do të zëvendësojë Harryn si i treti në rradhë për fronin.

Është një djalë: Mesazhi që shfaqet jashtë pallatit mbretëror për ti treguar botës se ekziston një princ i ri në familjen mbretërore britanike

Dy ndihmësit vendosin mesazhin mbi një këmbalec piktori jashtë Buckingham Palace siç është traditë në lindjet Mbretërore
