Zv.presidenti amerikan Biden viziton Indinë

 Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka nisur sot një vizitë katërditore në Indi për t`i dhënë një  shtysë para lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve.Biden është zëvendëspresidenti i parë që e viziton Indinë në tre dekada.Ai do të takohet me zyrtarë të lartë indian, duke e përfshirë kryeministrin Manmohan Singh në Nju Delhi, para se të udhëtojë drejt kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai ku do e lexojë një fjalim të rëndësishëm në lidhje me ekonominë.Biden dhe liderët indian pritet të diskutojnë pengesat në tregti dhe ndalesat amerikane në kompanitë që bëjnë biznes në Indi.Tregtia mes dy vendeve është në rrugë për të arritur vlerën prej 100 miliard dollarëve.Biden gjithashtu pritet që të diskutojë konfliktin në Afganistan.Nju Delhi i cili ka dërguar 2 miliard dollar ndihma në Afganistan i frikësohet rigjallërimit të forcave të talibanëve atëherë kur forcat ndërkombëtare të largohen nga ai shtet.