Jemen, rrëmbehet një punonjës i Ambasadës së Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2013, 18:15
Persona të armatosur kanë rrëmbyer një punonjës të Ambasadës së Iranit në kryeqytetin Sana të Jemenit.Burime policore të Jemenit thonë se shtetasi iranian po udhëtonte sot në Sana, kur personat e armatosur i bllokuan rrugën, e detyruan të dalë nga makina dhe e dërguan në një rajon të panjohur.Nuk dihet ende se kush janë rrëmbyesit e punonjësit të ambasadës iraniane.Ministria e jashtme e Iranit sot e ka konfirmuar rrëmbimin e anëtarit të personelit administrativ të Ambasadës së saj në Sana, me emrin Nour Ahmad Nikbakht.