Khamenei: Washingtoni nuk është i besueshëm
Lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i ka kërkuar administratës së re iraniane që të jetë e kujdesshme në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Washingtoni “nuk është i besueshëm”.Duke folur para zyrtarëve të dielën, Khamenei është cituar duke thënë se ai nuk i ka ndaluar bisedimet me SHBA-të.Por, ai ka thënë se qëndrimi i Washingtonit nuk e bënë atë optimist rreth komunikimeve në të ardhmen.Ai ka shtuar se Irani duhet të dëshifrojë qëllimet e kundërshtarëve ose do të vuaj.Komentet e liderit suprem janë bërë dy javë para se Hassan Rohani, që shihet si politikan i moderuar në sistemin islamik të Iranit, të nis punën si president i ri i shtetit pas fitores në zgjedhjet presidenciale në qershor.Marrëdhëniet e Teheranit dhe Washingtonit janë bllokuar për shkak të programit bërthamor të Iranit.Ky i fundit e mohon që përmes këtij programi ka për qëllim që të prodhojë armë bërthamore.