Kryediplomati bjellorus viziton Brukselin

 Ministri i jashtëm i Bjellorusisë pritet të vizitojë sot Brukselin. Kjo është vizita e pare e një zyrtari bjellorus që kur Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj zyrtarëve qeveritarë të këtij shteti, sanksione këto që ishin vendosur për shkak të rezultatit të pa-pranuar të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe shtypjes së përkrahësve të opozitës.Ministri i jashtëm, Vladimir Makei, ish këshilltari i lartë i presidentit Alyaksandr Lukashenka, ka qenë në listën e zezë të zyrtarërve bjellorusë të cilëve ju është refuzuar hyrja në BE.Makei do të vizitoj Brukselin për të marrë pjesë në një takim të Iniciativës për Partneritet Lindor të BE-së me ftesë të Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton dhe komisionerit për zgjerim, Stefan Fule.Gjatë trazirave të vitit 2010 në Bjellorusi, disa kandidatë të zgjedhjeve presidenciale që garonin kundër Lukashankos, dhe disa aktivistë opozitarë janë burgosur pasi protestave masive në rrugë.Opozitarët akuzonin Lukashenkon se kishte manipuluar zgjedhjet.