Abdikon mbreti Albert II i Belgjikës
Mbreti belg Albert II ka abdikuar duke i lënë fronin djalit të tij, Filip. Në një fjalim të shtunën, monarku 79 vjeç, kërkoi belgëve të mbështesindjalin e tij 53 vjeçar. Ai gjithashtu theksoi se dëshira e tij ishte një Belgjikë e bashkuar.Ngjitja e Filipit në fron vjen në një moment të vështirë për vendin me zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm në një ambient të vështirë politik.Mbreti mjaft popullor Albert i dytë sipas analistëve është i lodhur jo vetëm për shkak të moshës së tij 79 vjeç, dhe problemeve shëndetësore, por edhe për shkak se vitet e fundit të krizës politike, janë përshkruar nga përpjekjet e panumërta për të formuar një qeveri.Albert II fitoi zemrat e njërzve me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të mbajtur të bashkuar vendin. Por për mbretin e shtatë të Belgjikës rruga përpara premton të jetë e vështirë edhe sepse separatistët flamandë kanë forcuar ndjeshëm pushtetin në zgjedhjet e fundit.Belgjika ka një monarki kushtetuese në të cilën mbreti luan një rol kryesisht ceremonial. Një prej detyrave të monarkut të bëjë përpjekje për të zgjidhur krizat kushtetuese.