Japoni, blloku qeverisës drejt fitores në zgjedhje

Rezultatet e para të zgjedhjeve për Dhomën e Sipërme të Parlamentit të Japonisë, theksojnë se koalicioni qeverisë i kryeministrit Shinzo Abe, ka fituar shumicën e vendeve të deputetëve.Sipas rrjetit publik televiziv NHK, parashikohet që Partia Demokratike Liberale e zotit Abe, dhe partneri i koalicionit, Neë Komeito, do të fitojnë 71 vende, ndërsa tani ata e kanë shumicën prej 130 vendeve në këtë dhomë.Raportohet se rezultatet zyrtare nuk priten deri nesër në mëngjes.Fitorja e projektuar e kryeministrit Abe shihet si mbështetje për masat ekonomike të tij.Që kur ai  është zgjedhur kryeministër në Dhjetor të vitit të kaluar, ekonomia e Japonisë ka shënuar rritje prej 4%.