Portugali, vazhdon kriza politike

Bisedimet  mes tre partive politike kryesore në portugali nuk kanë sjellë asgje të re, e ndërsa  janë  ngritur dyshime rreth programit ndërkombëtar të vendit.Presidenti portuges Anibal Cavaco Silva ka  bërë thirrje që  tre partitë, Partinë Socialiste,  Partia Social Demokratike dhe ajo Konservatore e djathtë për të  nënëshkruar  një pakt shpëtimit kombëtar dhe për të siguruar ndihmën që   vendi të qëndroj   në rrugën e duhur.Lideri i Partisë Socialiste  Antonio Jose Seguro tha se negociatat kishin dështuar për shkak se koalicioni qeverisës e kishte refuzuar shumicën e propozimeve të partisë së tij."Këtë javë ne bëmë gjithçka mundëm për të gjetur zgjidhje realiste për problemet serioze tw Portugalisë,  të familjeve dhe bizneseve. Edhe kështu, PSD dhe CDS dështuar që të angazhohen për një pakt shpëtimit kombëtar ", u tha ai gazetarëve.PS është në kundërshtim të masave shtrënguese, por partitë në pushtet thonë se braktisja e këtyre politikave do të dëmtojë kredibilitetin e Lisbonës me huadhënësit dhe investitorët.Masave shtrënguese të diskutueshme  qeveria portugeze I mori  në këmbim të programit të ndihmave prej 78 miliard eurove nga partnerët e euros dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Shkurtimet shkaktuan protesta dhe zhytën vendin në krizën më të keqe ekonomike në 40 vitet e fundit.Ndërkohë papunësia në Portugali është rritur në një nivel të lartë rekord prej 18 për qind. Ky është viti i tretë me radhë që Portugalia ndodhet në recesion.