Tërmet në Kinë, 47 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2013, 08:53
Një tërmet i fuqishëm që goditi provincën Gansu në Kinë ka shkaktuar 47 viktima dhe rreth 300 të plagosur.Tërmeti ishte i shkallës 5.98 ballë dhe ka shkaktuar gjithashtu shkatërrimin e 380 banesave.Ushtria ka mobilizuar 500 ushtarë për operacionet e shpëtimit.Në vitin 2008, një tërmet i fortë shkaktoi vdekjen e 90 000 personave në provincën Sichuan, ndërsa miliona të tjerë mbetën të pastrehë.