Lirimi i Zimmerman, protesta në shumë shtete të SHBA-së
Mijëra njerëz në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara kanë protestuar sërish kundër vendimit të gjykatës për lirimin George Zimmerman , i cili ka shtënë kundër një të riu zezak të paarmatosur.Protestat janë mbajtur gjatë ditës së djeshme në Nju Jork, Atlanta, Majami, Çikago dhe Los Anxhelos. Këngëtarët e njohur, Beyonce dhe Jay Z, njëherësh edhe çift bashkëshortor, iu bashkuan protestës në Nju Jork.Këto demonstrata u bënë një javë pasi një gjykatë në Floridë, nuk e shpalli fajtor George Zimmerman, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, lidhur me vrasjen e 17 vjeçarit, Trayvon Martin, në Shkurt të këtij viti. Kritikët thonë se për familjen e të ndjerit Martin nuk ka drejtësi për shkak të ngjyrës së djalit të tyre.George Zimmerman thotë se ai ka shtënë kundër Martinit në vetëmbrojtje gjatë përleshjes. Ky rast e ka shtruar çështjen e racizmit në Shtetet e Bashkuara dhe problemin e dhunës me armë.Ndërkohë presidenti Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve të reflektojnë. Ai tha se po shqyrton masat që vendi mund të marrë për të ecur në drejtim pozitiv në valën e çështjes me ngarkesë raciale.