Edhe Gjermania ka përgjuar
Edhe Gjermania ashtu si SHBA-të kanë përgjuar qytetarët e vet. Shërbimet sekrete gjermane si dhe ato amerikane kanë përdorur të njëjtin softëare spiunimi.Der Spigel shkruan se programi spiun përdorej edhe nga shërbimi sekret gjerman.Duke u bazuar në disa dokumente sekrete të agjensisë amerikane të zbulimit edhe Berlini ka përdorur këtë program.Programi mund të përcaktojë mbi bazën e të dhënave të lidhjeve në internet, se cilët fjalë përdorin perësona të caktuar në makinat e kërkimit në internet.Përveç kësaj, ajo mund të shihet, të paktën pjesërisht, edhe përmbajtja e mesazheve të dërguara përmes e-mailit dhe internetit.Sipas raportit presidenti i BND-së Gerhard Schindler ka punuar me zell për të thelluar bashkëpunimin me NSA-në dhe përpara daljes së skandalit Snoëden bashkëpunim i ka qënë i ngushtë.Sipas revistës "Der Spiegel" në fund të prillit në SHBA kishte qenë për vizitë në zyrat e NSA-së një delegacion i nivelit të lartë nga BND-ja i përbërë prej dymbëdhjetë anëtarësh.Delegacioni pati takime me një sërë specialistësh për mbledhjen e të dhënave. Disa javë më vonë, ish-punonjësi i zbulimit amerikan Edward Snowden zbuloi programin e spiunazhit të NSA-së "Prizm", me të cilin mblidhen sasi të mëdha të dhënash prej lidhjeve në internet në mbarë botën, përfshi edhe Gjermaninë.