Papa Francisco viziton Brazilin

Papa Francisco, i pari me origjinë nga Amerika Latine, pritet të mbërrijë sot në Brazil.Kjo do të jetë vizita e pare e tij në këtë shtet që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike botërore, në muajin mars.Autoritetet braziliane raportohet se e kanë organizuar një operacion masiv të sigurisë, me përfshirjen e mijëra forcave të sigurisë, aeroplanëve dhe anijeve ushtarake, për mbrojtjen e Papës gjatë vizitës në shtetin me numrin më të madh të popullatës katolike në botë.Vizita papnore do të ndodh disa javë pasi në Brazil u organizuan protesta masive dhe nganjëherë të dhunshme kundër korrupcionit dhe shpenzimeve për organizimin e Kupës Botërore në futboll që në këtë vend do të mbahet në vitin 2014.Gjatë kësaj vizite, Papa pritet të udhëheqë ngjarjen që përfshinë Ditën Botërore të Rinisë së kishës, ku pritet se do të marrin pjesë mijëra katolikë të rinj nga e gjithë bota.