Hague: Hizballah të shpallet terroriste nga BE

Ministri i jashtëm britanik, William Hague, ka deklaruar të hënën në Bruksel se shteti i tij përkrah përfshirjen e lëvizjes islamike libaneze, Hizballah në grupin e organizatave terroriste të BE-së.Hague e ka bërë të ditur këtë pak para se të nisë takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel ku tema kryesore është pikërisht përfshirja ose jo e Hizballah si organizatë terroriste.“Prioritet i lartë për Mbretërinë e Bashkuar në këtë takim të sotëm është të vendoset nëse krahu ushtarak i Hizballahut është organizatë terroriste apo jo për Bashkimin Evropian. Kjo është diçka që ne e kemi propozuar muajin e kaluar. Ka kaluar një vit prej sulmit të tmerrshëm me bombë në Bullgari dhe ne besojmë që është shumë e rëndësishme që kur toka evropiane goditet nga një sulm terrorist, atëherë Evropa duhet të kthej përgjigje të qartë dhe të fuqishme”, ka thënë Hague në Bruksel.Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe ministri i jashtëm i lituanez, Linas Linkevicius.