Durrës, dhunon gruan shtatzënë, më pas tenton ti vërë flakën shtëpisë
Vazhdojnë të shtohen rastet e dhunës në familje , por fatmirësisht kësaj rradhe pa pasoja të rënda.Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 37-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij shtatëzanë.Asllan Hoxha 37-vjeç, ka dhunuar bashkëshorten e tij E.Hoxha, nëna e një fëmije 15 muajsh dhe shtatzënë në fëmijën e saj të dytë.Ngjarja e ka ndodhur në lagjen Nr.9 të qytetit bregdetar ku policia pas marrjes së një telefonate, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur atë me një shkrepse në dorë, për ti vënë flakën banesës. Ndërhyrja në kohë e policisë e ka shmangur një gjë të tillë.Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Asllan hoxha, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.Ngjarj dyshohet të ketë ndodhur pas disa konflikteve të vazhdueshme, pasi E. Hoxha e ka denoncuar edhe dy herë të tjera bashkëshortin e saj për përdorim dhune.