Sali Berisha marshon drejt Kryeministrisë, pritet t’i bashkohet qytetarëve nga “foltorja”

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbritur nga banesa e tij për t’ju bashkuar protestuesve në sheshin përballë Kryeministrisë.

Berisha është duke marshuar drejt “foltores” që ka ngritur për tubimin e sotëm.

Pritet që në “parlamentin e qytetarëve” të marrin fjalën deputetët nga rradhët e Partisë Demokratike.