Halim Kosova: Humanizmi duhet të jetë më prezent tek mjekët

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, i ftuar në intervistën e Mrëmjes në RTV “Ora News”, është shprehur se tranzicioni qeverisës nuk i ka ulur aspak ritmet e punës.“Stafi i sektorit të shëndetësisë nuk i ka ulur aspak ritmet e punës në këtë fazë tranzicioni qeverisës dhe ndodhet në krye të detyrës. Dhe janë të mobilizura si gjithmonë. Jam shumë i vëmendshëm ndaj çdo vërejtjeje apo kënaqësie. Qëllimin ynë numër 1 është të jemi afër çdo pacienti. Ankesat dhe mungesat janë duke u zvogëluar”, u shpreh Halim Kosova.Ministri i Shëndetësisë është shprehur se një nga pikësynimet e tij ka qënë të tregojë që nëpërmjet proçeseve transparente dhe bashkëpunimit me pacientin të tregojë se sa shpejt mund të ndryshojë situata. Kjo gjë është arritur gjithashtu duke përdorur fondet në mënyrë transparente.“Me një mirëmenaxhim situata do të ndryshonte. Është e papranueshme që njerëzit të shkojnë në spitale dhe të paguajnë lek. Për një periudhë shumë të shkurtër u ç`rrënjos një e keqe shumë e madhe. Kënaqësinë për këto ndryshime i kanë shprehur edhe vetë pacientët”, u shpreh Ministri Kosova.“Kemi ngritur një Task Forcë për të gjitha sinjalizimet kur ka probleme. Unë mendoj dhe po bëj të gjitha përpjekjet që urgjenca të jetë gati për të pritur të gjithë pacientët. Duhet të ketë të gjitha mjetet e duhura dhe aparaturat moderne për tu shërbyer pacientëve. Po blejmë materialet për neurokirurgjinë të cilat janë të kushtueshmë por me përdorimin me nikoqirllëk të fondeve do të mund të bëjmë më të mirën.Humanizmi duhet të jetë më prezent tek mjekët prandaj duhet të punojmë më shumë për humanizmin, pasi dhe motoja ime është për një shëndetësi humane dhe moderne”, tha Ministri i Shëndetësisë.Kosova ka folur gjithashtu edhe në lidhje me denoncimet e bëra për abuzimet në menaxhimin e fondeve duke u shprehur se për momentin ato nuk janë abuzime por paaftësi dhe keqmenaxhime.Ministri I Shëndetësisë, Halim Kosova, nuk ka lënë pa përmendur dhe pozicionin e tij në politikën e Partisë demokratike dhe si e mendon ai zgjidhjen e kreut të ri të PD-së.“Partia Demokratike më ka besuar një sektor dhe do të jenë të nderuar nqs unë bëj më të mirën për pacientët dhe qytetarët se kjo është detyra ime. Politika ime është që të bëjë më të mirën ndaj pacientëve. Do të jem edhe anëtarë i parlamentit të ri shqiptar dhe do të justifikoj detyrën time. Berisha është prezent në Partinë Demokartike. E ardhmja e PD-së nuk varet nga një njeri. Ai që do të marri në dorë drejtimin e PD-së do të duhet të dijë të mirëmenaxhojë burimet njerëzore dhe aftësitë që PD ka dhe ka pasur. Përqëndrimi i të gjithë forcave politike që përfaqësojnë Partinë Demokratike, unifikimi i zërit dhe fiksimi i një objektivi për të cilin duhet të punojmë të gjithë bashkë, do të jetë rruga më e mirë për PD-në për të fituar besimin që ka humbur tek njerëzit”, përfundoi ministri Kosova.