Të Hënën zgjidhet kreu i PD-së, proçesi i votimit hapet në orën 8 mbyllet në 19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2013, 12:15
Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat për proçesin e zgjedhjes së kryetarit të saj, ka bërë të ditur se këto zgjedhje do të zhvillohen në Datën 22 Korrik.“Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 Korrik, ditën e Hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00.Vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë.Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike.Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Në garë për kreun e ri të demokratëve janë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që prej ditësh tashme kanë nisur një fushatë intensive në gjithë vendin për prezantimin e platformave të tyre për drejtimin e ri të partisë.