Haradinaj: Thaçi meriton një çmim shumë të keq për qeverisjen
Lideri i Aleancës Ardhmëria e Kosovës Ramush Haradinaj ka thumbuar kryeministrin kosovar Hashim Thaçin për qeverisjen e tij në vend, duke komentuar rreth shkrimit të prestigjozës amerikan Nee York Times, ku Thaçi është përmendur si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel, si pasojë e bisedimeve me palën serbeHaradinaj ka thënë se do të ishte mirë në aspektin ndërkombëtar nëse një çmim i tillë do të vinte në Kosovë, por sipas tij Hashim Thaçi meriton një çmim shumë të keq për qeverisjen në vend.The Nee York Times duke i bërë një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkruante se nga Brukseli dhe Washingtoni sot ai konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri i tij po përmendet edhe si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.