Thaçi kritikon LDK: Mos votoni ata që votuan kundër Hasit
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës në fshatin Rogovë të Hasit ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që sipas tij pamundësoi krijimin e komunës së Rogovës këtë vit.Ai u ka kërkuar banorëve që të mos i votojnë ata që siç tha ai duke kushtëzuar pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit hoqën nga rendi i ditës pikën ku ishte paraparë vendimi për themelimin e komunave Gjonaj dhe Rogovë.“Vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës unë e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës se kështu e do rendi, rregulli, ligji dhe procedura. Por aty hasëm në pengesa të panevojshme, ata që juve ju kishin premtuar për formimin e komunës së Hasit atë ditë votuan kundër Hasit, ju e keni përcjellë të gjithë. Por mos u çuditni që përsëri do të vijnë të kërkojnë votën tuaj prandaj ata që votuan në parlament kundër juve, kundër Hasit, kundër formimit të komunave të Hasit, edhe ju ktheni mbrapsht, edhe ju votoni kundër tyre”, ka thënë Thaçi.Kryeministri tha se krijimi i komunave do të ndikonte në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.“Po të ishte votuar ligji në Kuvendin e Kosovës, qytetarët e Hasit në zgjedhjet e këtij viti, do të kishin votuar për përfaqësuesit e komunave të tyre. Mirëpo ju e dini se çfarë ndodhi të enjten në Kuvend. Bëni presion ndaj atyre që ua keni dhanë votën që të votojnë vendimin e Qeverisë për themelimin e komunave”, kërkoi Thaçi.