30 ditë protesta në Bullgari

Në Bullgari protestat anti-qeveritare vazhdojnë prej 30 ditësh, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje  kabinetit socialist që udhëheq vendin që të largohet.Deri tani, qeveria nuk është përgjigjur ndaj thirrjes së protestuesve.Fillimisht gjithçka nisi me emërimin e diskutueshëm të pronarit të medias Delyan Peevski si kreu i ri i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Zemërimi publik përfundimisht çoi në largimin e tij, por demonstratat kanë vazhduar çdo ditë. Shumë zgjedhës u ndien të tradhtuar dhe të keqpërdorur nga një elitë e korruptuar politike.Të hënën, Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari kanë mbështetur protestuesit në një deklaratë të përbashkët.  Ata theksojnë se zëri i shoqërisë civile duhet të dëgjohet dhe paralajmëron se modeli oligarkike nuk është në përputhje me ligjet e  Bashkimit Europian.Në shkurt qeveria e kryeministrit Bojko Borisov dha dorëheqjen pas protestave masive kundër çmimeve të larta të energjisë elektike.  Nëse qeveria bullgare do të qëndrojë në pushtet me gjithë protestat, është vështirë të parashikohet.