Elbasan, pranga gardianit të burgut, u kap me drogë dhe dinamit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 10:19
Një guardian burgu është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur me drogë dhe dinamit.Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "Rruga e gjatë" është arrestuar shtetasi Kareman Nezha, punonjës në burgun në Kosovë të Vogël të Lushnjes si dhe shtetasi Denis Pepa.Sipas policisë këta shtetas u kapën me 12 kg kanabis sativa të cilat dyshohet se do të futeshin në burg nga gardiani Nezha.Gjithashtu policia gjatë kontrollit ka mundur të sekuestrojë edhe 12 kallëpe tritol dhe 5 kapsolla detonatore.