Perez paralajmëron rinovimin e kontratës me Cristiano Ronaldon

Florentino Perez do të udhëtojë me Real Madrid drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të kërkojë të mbyllë me çdo kusht çështjen e rinovimit të kontratës së Cristiano Ronaldos. Presidenti i shoqërisë Merengues, ka gati kushtet e reja për qëndrimin e numrit 7, kontrata e të cilit skadon në vitin 2015.Sipas gazetës spanjolle "El Confidencial", qëndrimet mes palëve janë limuar dhe situata ndryshon shumë nga ajo e muajit Shtator ku portugezi doli hapur duke kërkuar largimin nga klubi. Ronaldo ndihet më i rëndësishëm për ekipin dhe qëndrimi nëMadrid nuk është më një opsion i pamundur për të.Agjenti i tij, Jorge Mendez ka marrë një ofertë paraprake mbi baza të ndryshme, ku lojtari duhet të firmosë deri në vitin 2018. Në vijim të shkrimit, e përditshmja spanjolle shkruan se lojtari i ka bërë me dije vullnetin presidentit për të qëndruar, duke mohuar çdo kontakt të përfolur me Manchester United dhe Monacon, duke ndezur dritën jeshile për bashkëpunimin e mëtejshëm me një përfitim prej 15 milionë Eurosh në sezon për portugezin.