Tito Vilanova:Do të doja Thiago Silvan në ekip
Tito Vilanova ka konfirmuar se është duke kërkuar nga klubi blerjen ë një qendërmbrojtësi cilësor gjatë merkatos së kësaj vere, duke pranuar se i pëlqen shumë Thiago Silva.Klubi ku luan braziliani, PSG, ka konfirmuar qëllimin e tij për ta zbatuar deri në fund marrëveshjen që ka me lojtarin, pavarësisht interesimit nga Barcelona, ndërsa Marquinhos i Romës, ka qenë gjithashtu i lidhur me një kalim në "Camp Nou".Edhe pse drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, mohuar të jetë bërë ndonjë ofertë zyrtare për Markuinjos, si ai, edhe Vilanova, lanë të kuptohet se interesi i tyre nuk është 19-vjeçari i Romës, por Tiago Silva."Qëllimi është për të gjetur një qendërmbrojtës cilësor. Unë do të doja që të vijë Thiago Silva, por nuk kam dhënë vetëm një emër. Ne duam që të nënshkruajmë patjetër me një qendërmbrojtës", tha Vilanova sot në konferencë për shtyp.