Zlatan Ibrahimoviç drejt Manchester City-t?

Sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic, është i paepur të dëgjojë ofertë nga Manchester City për një kalim sensacional në Angli.People shkruan se City ende nuk ka bërë një ofertë formale, Ibrahimovic dëshiron ta dëshmojë veten në Premier Ligën pasi është zemëruar nga vlerësimi i ulët që i është bërë në Angli gjatë dekadës së shkuar.Suedezi ka fituar 10 tituj të ligave në 12 sezonet e fundit në katër vende të ndryshme. Por atij i mungon titulli i Premier Ligës.Ibra raportohet se tashmë është përplasur me trajnerin e ri Laurent Blanc, ndërsa me transferimin e Edinson Cavanit dhe largimin e Carlo Ancelottit dhe Leonardos, e ardhmja e tij duket larg nga PSG-së.