Manchester United në garë për Cecs Fabregas

Manchester United do të përballet me një konkurrencë të fortë nga rivalët e Premier Ligës në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Cecs Fabregas.United dje bëri ofertë në vlerën e 30 milionë eurove për ish-kapitenin e Arsenalit.Dhe Sky Sports raporton se oferta ka nxitur reagimet e Arsenalit, Chelseat dhe Manchester Cityt, të cilët po ashtu kanë bërë interesim për lojtarin.Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, tha se ai nuk dëshiron ta humbë mesfushorin.