Spanja, shkolla më e mirë e futbollit
Pavarësisht dështimit në finalen e Kupës së Konfederatave përballë Brazilit Spanja ka dominuar futbollin botëror, të paktën që prej Euro 2008, duke çdo trofe që i ka dalë përpara. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me Kombëtaren A por edhe me Spanjë U21 dhe Spanjë U19. Edhe për 2013-ën "La Roja" është kampione e Euro U-21. Sot shumë media spanjolle e quajnë vendin e tyre si shkollën më të mirë të futbollit në botë dhe këtë mendim e ndajnë të gjithë, jo vetëm ata.Kjo vërtetohet edhe nëse sheh vlerat në merkato të 10 futbollistëve më të shtrenjtë. Portali "Albeu" ka arritur të nxjerrë futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares U21 të Spanjës ku në krye qëndrojnë tre talente të padiskutueshëm: Asier Illarramendi, Isco dhe Thiago Alcantara. Dy të parët i kushtuan Real Madrid rreth 70 milionë euro, ndërsa Thiago i kushtoi Bayernit 25 milionë.Përveç tre të parëve, edhe futbollistët e tjerë në listë shumë të kërkuar nëmerkato dhe që premtojnë shumë për të ardhmen ndaj dhe "La Roja" duhet të rrijë e qetë pasi e ardhmja e Kombëtares është në duar të sigurta.