Liverpool dhe Bayerni mendojnë shkëmbimin Suarez-Shaqiri
Bomberi Latin Suares është kthyer në një nga objektivat më madhorë të të mëdhenjëve të Europës. Edhe pse flitej se destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Liverpul Luis Suares do të jetë Real Madrid ose skuadra e Arsenal së fundmi në pahë ka dalë edhe një alternativë tjetër, ajo e kalimit të Uruguianit në radhët e Bajern Mynih.Pas ofertave tunduese të Topçinjve një ditë më parë apo edhe atyre të Galaktikëve në ditët e kaluara në orët e fundit në horizont janë shfaqur edhe bavarezët të cilët kërkojnë të bëjnë për vete një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.Sipas mediave britanike por edhe ato gjermane bëhet e ditur se Liverpooli dhe Bajern Mynih janë të gatshme të hapin bisedimet për një shkëmbim te mundshëm mes Xherdan Shaqirit dhe Luis Suarez.Mesfushori me tiparë sulmuese Shaqiri është një nga objektivat e merkatos së Liverpool ndërsa Suarez vazhdon ta përsërisë vazhdimishtë qëndrimin e tij për tu larguar nga skuadra e Redsave në kërkim të një ekipi tjetër që i garanton pjesëmarrjen në Chempions Ligë.Sipas revistës Billd dy stafet drejtuese priten të futen në bisedime për shkëmbimin e mundshëm. Ndërsa sipas tabloidit "The San" bëhet e ditur se Liverpooli do tu kërkoj Bavarezëve shërbimet e Kosovarit Shaqiri plus 20 milion euro për Luis Suarez.Me largimin e Gomez drejt Fiorentinës tekniku Soanjoll Pep Guardiola është në kërkim të një sulmuesi tipik, dhe Suares i plotëson të gjitha kushtet e numrit 1 të pankinës së Bavarezëve. Blerja e Thiago Alcantaras i ka sjellur edhe më shumë konkurrencë Shaqirit te Bayern ndaj mundësitë që ky shkëmbim të përfundojë me sukses janë shumë të mëdha. I vetmi problem në këtë për mbylljen me sukses të këtij shkëmbimi pritet të jetë rivaliteti i lartë që të dy ekipet do të përballojnë përkundrejt Arsenal dhe Real Madrid.